Flash News

KRYESORE

“Nuk takon dot gruan”, Blushi i përgjigjet Rudina Hajdarit: Prit sa të kalojë mami vetingun

Kryetarja e grupit parlamentar demokratRudina Hajdari, ka reaguar ndaj presidentit Ilir Meta, duke e quajtur turp që ai nuk takohet me gruan e tij, Monika Kryemadhin, por me Petrit Vasilin.

Sipas saj, arsyeja përse Meta nuk e takon Kryemadhin është për faktin se ai nuk e takon dot gruan e tij si kryetare të LSI-së.

Hajdari e ka cilësuar si të anshëm presidentin Meta, pasi sipas saj, ky i fundit nuk ka takuar asnjë nga deputetët e opozitës brenda parlamentit.

Pas këtij reagimi në tëiter të Rudina Hajdarit, ka ardhur reagimi i zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi.

Blushi thotë në postimin e tij në facebook se ndihet i zhgënjyer që Hajdari nuk po e respekton heshtjen zgjedhore.

Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që i bën mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t'i kalojë mami vettingun”, thotë Blushi.

Të fundit