Flash News

KRYESORE

Nuk tërhiqet Thaçi: Shqipëria i jep pasaporta elitës së Kosovës por jo qytetarëve; Rama dhe Meta të tregohen të përgjegjshëm

Nuk tërhiqet Thaçi: Shqipëria i jep pasaporta elitës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kërkesa që qytetarëve t’i lejohet marrja e shtetësisë së Shqipërisë. Pavarësisht kundërshtimit të presidentit Ilir Meta, Thaçi në një intervistë për ‘DW’, kërkoi që Tirana të tregohet e përgjegjshme dhe të respektojë Kushtetutën e saj.

Ai u shpreh se elita kosovare e ka shumë të lehtë të marrë pasaportën e Shqipërisë, ndërkohë që qytetarëve të thjeshtë u mohohet kjo e drejtë.

“Pas izolimit klasik që u ka bërë BE-ja qytetarëve të Kosovës dhe mbylljes së çdo vrime të shpresës që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, ne duhet të kërkojmë që këtë problematikë ta zgjidhim edhe në rrafshin kombëtar aq sa mund të zgjidhet. Kërkesa ime është e drejtë kushtetuese dhe ligjore duke respektuar kushtetutën e Kosovës por është edhe e drejtë dhe obligim kushtetues dhe ligjor i Shqipërisë. Ne duhet të jemi realistë, të gjithë njërëzit e politikës në Kosovë duke përfshirë bartësit e institucioneve, ministrat, deputetët, elitat në Kosovë, të gjithë kanë pasaporta shqiptare dhe në të njejtën kohë kanë edhe shtetësinë e Kosovës dhe po ashtu mund të marrin shumë shpejtë viza në ambasadat në Kosovë. Por, kush janë të privuar nga e drejta për lëvizje të lirë, studentët, janë nganjëherë edhe njerëzit e biznesit, janë qytetarët e rëndomtö. Prandaj, Shqipëria  mendoj se duhet të sillet në mënyrë të përgjegjshme duke i kryer obligimet e saja kushtetuese. Ky mund të jetë një vendim që më tepër ka karakter fisnik dhe human. Kërkesa ime nuk është presion ndaj Shqipërisë por është nevojë, kërkesë fisnike dhe shumë humane. Shqipëria mendoj se do të sillet përgjegjshëm dhe përsëri kërkesa ime është edhe me e fuqishme sot që edhe Presidenti Meta edhe kryeministri Rama të jenë në kryerje të obligimeve kushtetuese dhe ligjore por edhe të përgjegjësive kombëtare që t'ua lehtësojnë qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë nëpër zonën Shengen”, ka thënë Thaçi.

Pyetjes nëse kjo kërkesë mund të realizohet pavarësisht kundërshtimit të ndërkombëtarëve, Thaçi ripërsëriti qëndrimin se Shqipëria ka detyrim kushtetues ndaj Kosovës.

Të fundit