Flash News

KRYESORE

Nuk transmetoi ndeshjen me Dinamon e Zagrebit, RTSH njofton si do veprojë me Skënderbeun në Europa League

Radio Televizioni Shqiptar njofton se do të transmetojë, pa pagesë, të gjitha ndeshjet e Skënderbeut në Europa League. Skuadra shqiptare ndodhet në grupin B, së bashku me Dinamon e Kjevit, Young Boys dhe Partizanin e Beogradit.

Ndeshja e fundit që Skënderbeu luajti kundër Dinamos së Zagrebit nuk u transmetua nga RTSH dhe kjo pasi ishte klubi korçar ai që menaxhonte të drejtat televizive.

Por ndeshjet e Europa League nuk janë më në dorë të Skënderbeut pasi është RTSH ajo që ka fituar të drejtën për të transmetuar ndeshjet e këtij kompeticioni në Shqipëri, përfshi ato të ekipit korçar.

Në data: 14 dhe 28 shtator, 19 tetor, 2 dhe 23 nëntor si dhe 7 dhjetor te gjitha ndeshjet e Skënderbeut do të jenë në RTSH.

Të fundit