Flash News

KRYESORE

Nuk u izolua si vendet e tjera, prej një jave Suedia s'ka shënuar asnjë viktimë nga Covid

Nuk u izolua si vendet e tjera, prej një jave Suedia s'ka shënuar

Në Suedi nuk është shënuar asnjë viktimë prej COVID-19 prej më shumë se një jave.

Duke iu referuar të dhënave të raportuara nga Agjencia e Shëndetit Publik të vendit viktima e fundit nga Covid-19 është regjistrua më 23 gusht.

Lidhur me situatën e 24 orëve të fundit, Suedia ka regjistruar 43 raste të reja me COVID-19. Në total, Suedia ka raportuar 5,808 vdekje nga koronavirusi, që korrespondon me 576.38 vdekje për 1 milion banorë.

Kujtojmë se Suedia ishte një ndër vendet e pakta që nuk vendosi asnjë ditë izolim për qytetarët.

Të fundit