Flash News

KRYESORE

Nuk u kualifikuan për në Botëror, pas Venturës pritet të largohet edhe Presidenti i Federatës

Nuk u kualifikuan për në Botëror, pas Venturës pritet

Mos kualifikimi për botërorin e Rusisë duket se ka sjellë pasoja tek Italia. Pas shkarkimit të trjnerit Ventuar pritet të largohet edhe Presidenti i Federatës italiane të futbollit.

Mediat italiane raportojnë se Tavecchio do të paraqitet me letrën e dorëheqjes, në mbledhjen e Kolegjit Federal, të hënën paradite. Duket se Carlos Tavecchio nuk e ka përballuar mbetjen jashtë botërorit, të Italisë, gjë të cilën e pranoi edhe në një intervistë për Le Iene.

“Kam 4 ditë që nuk vë gjumë në sy. Jam thellësisht i dëshpëruar, sepse isha thuajse i sigurt për kualifikimin”, ka rrëfyer mes lotësh Tavecchio.

Të fundit