Flash News

KRYESORE

Nuk u lejohet të shohin meshkujt me pantallona të shkurtra, vajzat maskohen si burra për të hyrë në stadium

Nuk u lejohet të shohin meshkujt me pantallona të shkurtra, vajzat

Pesë vajza nga Irani janë maskuar si meshkuj për të hyrë në stadiumin e Teheranit ku luante skuadra e tyre e preferuar, Persepolis kampione e Iranit.

Që nga viti 1979 shteti i Iranit nuk i lejon vajzat të marrin pjesë në çdo lloj aktiviteti sportiv ku janë të pranishëm meshkujt.

Kjo me “motivin” për ti mbrojtur ato nga natyra e dhunshme dhe gjuha ofensive e djemve, si dhe për ti ndaluar t’i shohin ata me pantallona të shkurtra.

Vajzat që ishin maskuar si burra me mjekër arritën të mashtronin shërbimin e sigurisë dhe të hynin në stadium.

Të fundit