Flash News

KRYESORE

Nuk u mbajt 1 minutë heshtje për viktimat e Barcelonës, notari nuk zhytet: Disa gjëra vlejnë më shumë se një medalje ari!

Nuk u mbajt 1 minutë heshtje për viktimat e Barcelonës, notari

Mosmbajtja e një minute heshtje për viktimat e atentatit të Barcelonës në Spanjë, në botërorin Masters të Budapestit, solli reagimin e vendosur të një notari. Kërkesa e bërë nga notari spanjoll Fernando Alvarez këtë të shtunë, nuk u pranua nga komiteti që organizonte garën e notit. Në shenjë proteste, notari vendosi që të mos hidhet në nisje të garës, por qëndroi atje për një minutë heshtje, teksa gjithë sportistët nisën garën. 

“Më thanë se nuk mund të humbej asnjë minutë dhe unë e mora vetë kohën. Disa gjëra vlejnë më shumë se një medalje ari”, shpjegoi Alvarez.  Mbajtja e një minute heshtje vetëm prej tij, preku shumë njerëz, duke bërë bujë në rrjetet sociale.

Pasditen e së enjtes 14 persona mbetën të vrarë, si pasojë e një përplasje të qëllimshme të një furgoni me një turmë turistësh në Barcelonë, pas manovrave në formë zig-zagesh në mënyrë që të përplaseshin sa më shumë njerëz.

Të fundit