Flash News

KRYESORE

Nuk u paraqit në seancë në KPA, Donika Prela justifikohet me raport: Kam probleme shëndetësore

Nuk u paraqit në seancë në KPA, Donika Prela justifikohet me

Ish-drejtuesja e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, ka paraqitur një raport 2-javor duke theksuar se ka probleme shëndetësore, çfarë ka bërë që seanca ndaj saj në KPA të shtyhet për në 5 shtator.

Ajo ka kërkuar shtyrjen e seancës ndaj saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, teksa ka njoftuar se nuk do të jetë e pranishme në seancën e sotme.

“E kam të pamundur paraqitjen në seancë. Kam probleme shëndetësore. Duke qenë se e kam të pamundur të jem në seancë, kërkoj shtyrjen e saj”, mësohet të jetë justifikuar Prela.

Gjatë seancës së fundit, Prela ka kërkuar largimin e dy gjyqtareve Natasha Mulaj dhe Ina Rama nga shqyrtimi i vendimit të Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që e konfirmoi në detyrë prokuroren, pasi ka konflikt interesi. Për ish-kryeprokuren e Përgjithshme, Prela tha se i ka hetuar mbesën, Izabela Demiraj, që siç rrëfeu ajo, ka kërkuar që të punësohet në Gjykatë si psikologe, por pas hetimeve, ajo i ka zbuluar se kishte diplomë false.

Më tej ajo rrëfeu edhe ngërçin me anëtaren tjetër të trupës gjykuese të KPA, Natasha Mulaj, që siç tha Prela, ka hetuar vëllezërit e saj, por nuk e ka ditur që ata kanë qenë vëllezërit e Mulajt. Kërkesat e saj ndërkohë nuk u morën parasysh nga KPA dhe vendosën që Prela do të gjykohet nga e njëjta trupë.

Donika Prela u konfirmua në detyrë në muajin shkurt, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Nga verifikimet e kryera, nuk kishte rezultuar asnjë parregullsi në deklarimin e pasurisë.  Por, Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në shkallën e dytë të vettingut, KPA.

Të fundit