Flash News

KRYESORE

Nuk u paraqit në zyrë, Voltana Ademi rezulton pozitive me COVID

Nuk u paraqit në zyrë, Voltana Ademi rezulton pozitive me COVID

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka rezultuar pozitive me COVID-19 në përgjigjen zyrtare të mbërritur sot, teksa një ditë më parë ka bërë tamponin.

Pas konfirmimit, Ademi nuk është paraqitur në zyrën e saj, ndërsa mësohet se ndodhet tashmë e izoluar derisa të marrë përgjigjet e tjera.

Sipas burimeve gjendja shëndetësore e Ademit është e mirë dhe nuk ka simptoma.

Ajo ka dyshuar se mund të jetë prekur pas kontakteve që ka patur me persona të tjerë që më pas kanë rezultuar të infektuar.

Tashmë pritet që edhe punonjës dhe drejtues të tjerë të bashkisë Shkodër që kanë patur kontakte me kryebashkiaken t’i nënshtrohen tamponëve ndërsa pritet të merren masa për dezinfektimin e zyrës së kryebashkiakes dhe mjediseve të tjera brenda bashkisë ku Ademi mund të ketë lëvizur.

Kujtojmë se kohë më parë në bashkinë Shkodër rezultoi pozitive nënkryetarja Emilia Koliqi dhe disa punonjës të tjerë por ata e kanë kaluar ndërsa sëfundmi është infektuar kryebashkiakja Ademi e cila tashmë është vetëizoluar derisa ta kalojë këtë situatë.

Të fundit