Flash News

KRYESORE

Nuk u prit mirë ndryshimi i saj, Luana Vjollca vendos përfundimisht

Shpesh herë Luana Vjollca ka bërë ndryshime në look dhe kësaj radhe po flasim për ngjyrën e flokëve dhe jo për ndryshimin e përmasave. Brune, bjonde dhe e kuqe, këto janë tre ngjyrat që ka eksperimentuar dhe më shumë se sa bionde nuk i shkon asnjë ngjyrë tjetër.

Luana Vjollca para disa ditësh u kthye brune por fansa e saj nuk e pëlqyen aspak duke i kërkuar asaj të rikthehet bionde. Dhe mesa duket as vetë Luana nuk  pëlqen vetën brune ndaj ka vendosur të rikthehet siç ishte.

Kjo është zbuluar nga dy të ftuarat e radhës në emision, që kanë postuar foton në Instastory. Engjëllusha Salihu dhe Shyhrete Beluli kanë pozuar bashkë  me Luanën dhe në foto duket qartë se moderatorja është kthyer bionde.

Të fundit