Flash News

KRYESORE

Nuk u shkoi në takim, Dhori Kule u përgjigjet studentëve: Nuk caktuat datë e orë

“Dhori ik”, kështu thirrnin me zë të lartë një grup studentësh të Fakultetit të Ekonomisë në protestën para Kryeministrisë, të cilët patën lënë një takim me dekanin, por që ai nuk shkoi.

Pas ankesave të studentëve ka reagaur Kule, i cili pranon se studentët kanë kërkuar takim, por që nuk kanë përcaktuar orar e datë.

Ai shprehet se është i gatshëm të realizoj një takim me studentët.

Ndërsa studentët në një prononcim për News 24, u shprehën:

“Ishim të gjithë në orën 16:00. Salla ishte plot, nuk na erdhi asnjë njeri. Për sa kohë nuk kemi një vendim me shumicë do vijojmë të qëndrojmë këtu.

Studentët e Ekonomikut janë për bojkot total. Ne thirrëm dekanin për t’i kërkuar një qëndrim zyrtar, z. Dhori Kule le të thotë nëse është me ne apo jo.

Ne i kërkuam që të ndjeki shembullin qe kanë ndjekur dhe dekanët e tjerë. Ky duhet të dal dhe të komunikojë me ne. Ne s’na ka thirrur njeri në takim. Thirrje të hapur për studentët nuk ka patur”, janë shprehur studentët.

Më tej ata e konsideruan situatën kaotike, ndërsa shprehen se në këtë gjendje, “Fakulteti digjet, Dhori krihet”.

https://politiko.al/dhori-ik-studentet-e-ekonomise-kerkojne-largimin-e-dekanit-nuk-na-erdhi-ne-takim/

Të fundit