Flash News

KRYESORE

Nuk u zgjodh në UEFA, Duka: Pati influencime nga politika

Nuk u zgjodh në UEFA, Duka: Pati influencime nga politika

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka i ftuar në emisionin “Top Story” ka folur për kandidimin e tij në UEFA në Komintetin Ekzekutiv, për dënimin që Skënderbeu mori me 1 vit mospjesëmarrje në kupat e Europës dhe gjobën prej 100 mijë euro.

Për kandidimin e tij në UEFA, Duka u shpreh se kanë shkuar letra nga Shqipëria për të gjitha Federatat e futbollit për të shmangur zgjedhjen e tij në Komitetin Ekzekutiv.

I pyetur nga Balla, nëse pati interferenca dhe influencime për mos zgjedhjen e tij në Komitetin Ekzekutiv në UEFA, Duka u shpreh: “Po, këto janë bërë publike. Nuk do ta quaj dështim që nuk u zgjodha, do ta cilësoja sukses nëse do isha zgjedhur. Ndikimi me letra ka qenë diçka e cila u ka shkuar të gjitha federatave, dyshoj se mund të jetë një person politik. Kam dyshimet e mia, por nuk mund të flas me emra”.

Të fundit