Flash News

KRYESORE

Nuk u zgjodh për një tjetër mandat, deputetja shkodrane i rikthehet profesionit

Nuk u zgjodh për një tjetër mandat, deputetja shkodrane i

Në Qendrën Kërkimore (CNR) në Bologna, ku astrofizikanët italianë përpiqen të shkrijnë traditën shekullore të vrojtimit optik të Universit me detektimin e grimcave të energjive të larta. E para nis nga Galileu, fizikani italian që për herë të parë në vitin 1609 i drejtoi teleskopin qiellit. E dyta lidhet me Enrico Fermi, nobelisti italian, arkitekti i Fizikës Bërthamore.

Nuk është kollaj t’i bashkosh këto dy fusha skajore në një pasion të vetëm, atë të kapjes së sinjaleve që nisen nga miliona e miliarda vite dritë larg nesh për të na përfshirë në vorbullën e tyre misterioze.

Dr. Natalia Auricchio ka prej vitesh që gjurmon rrezatimin e energjive të larta. Sot në laboratorin e saj patëm një bisedë pasionante rreth mundësive të pamata që shkenca moderne ka hapur për vrojtimet e energjive të larta në Univers. Projekti ynē i përbashkët hapësinor THESEUS po avancon, me dhjetra astrofizikanë europianë jemi bërë bashkë që këto arritje të njeriut në shekullin 21 të shërbejnë për të zbuluar misteret e fillimit të Universit. Edhe ne, astrofizikanët e Universitetit të Tiranës.

Të fundit