Flash News

KRYESORE

Nuk votoi ligjin për Teatrin, Veliaj hakmerret me Pandeli Majkon; shfaqet pa deputetin në Njësinë 5

Pandeli Majko ishte i vetmi nga deputetët e PS-së i cili refuzoi të votonte ligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në seancën e 5 korrikut, ku u votua projektligji, kamerat fiksuan debatin mes Ramës e Majkos teksa ky i fundit u largua nga salla e Kuvendit pak mbajtjes së votimit.

Por mesa duket ky qëndrim i Pandeli Majkos ka ndikuar edhe tek raportet mes tij e Erion Veliajt. Ky i fundit është personi që është shfaqur më shumë në publik, nga gjithë përfaqësuesit e tjerë të mazhorancës, për shembjen e godinës së Teatrit.

Ditën e sotme, Bashkia e Tiranës shpërndau për mediat njoftimin për nisjen e punimeve për ndërtimin e një rruge në Njësinë numër 5. Në fotot që shoqërojnë lajmin, ndryshe nga gjithë lajmet e tjera të bashkisë për njësinë 5, bie në sy mungesa e Pandeli Majkos, deputeti i PS-së në këtë zonë.

Nuk dihet arsyeja e mungesës së Majkos, por kjo është hera e parë që Veliaj shfaqet pa Majkon në Njësinë 5 siç është po hera e parë që kryebashkiaku shkel në këtë zonë pas qëndrimit të deputetit socialist kundër projektligjit për teatrin.

Më herët, Veliaj ka qenë së bashku me Majkon, në më shumë se katër kronika, inaugurimi i rrugës së Kosovarëve, mbjellja e pemëve në Njësinë 5, inaugurimi i punimeve në rrugën përgjatë shkollës “Petro Nini’, inaugurimi i Unazës së Madhe, inagurimi i urës tek 'Irfan Tomini'.

Veliaj pa Majkon në Njësinë 5

Kronikat e Veliaj së bashku me Majkon, Njësia 5

Të fundit