Flash News

KRYESORE

"Nuk votojmë asnjë arnim të Kodit Zgjedhor", Murrizi tregohet kategorik: Do ta ulim Ramën me këmbë në tokë

"Nuk votojmë asnjë arnim të Kodit Zgjedhor", Murrizi

Kreu i grupit parlamentar demokratik, Myslim Murrizi është treguar kategorik pas takimit me Ramën, kur shprehet se “opozita parlamentare nuk do votojë asnjë arnim të Kodit Zgjedhor, madje përkundrazi do e ulë Ramën me këmbë në tokë”.

Duke shpresuar tek uniteti i deputetëve të opozitës parlamentare për mosbotimin e Kodit të Ri Zgjedhor pa arritur një dakordësi, Murrizi po ashtu ka bërë me dije se opozita nuk do heq dorë as nga depolitizimi i administratës zgjedhore.

Ndërkaq, deputeti i grupit parlamentar demokrat nuk i ka kursyer as akuzat ndaj Bashës dhe Kryemadhit, ndërsa shprehet se këta të fundit së bashku me Ramën nuk janë për lista të hapura.

“I kërkuam Ramës që shqiptarët kërkojnë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Nuk votojmë asnjë buzëkuq apo arrnim të Kodit Zgjedhor nëse nuk preken neni 68, Listat e Hapura. Të paktën njëherë në 30 vite rezultati mos jetë i paragjykuar. Ne nuk votojmë asgjë nga ajo që do. Rama nuk është që është pro listave të hapura. Shqiptarët nuk i duan si zgjedhës, por si votues. Shpresoj tek uniteti i opozitës parlamentare, që të ulim në tokë Ramën. Nuk besoj që jemi zemëruar me të. PPP dhe për pazare takohen me të tjerët, ne vetëm për sistemin zgjedhor.

Jo, nuk heqim dorë nga depolitizimi i administratës zgjedhore. Njëherë të vetme, palët pjesëmarrëse, mbi 70 parti politike të jenë të qeta dhe të qarta për rezultatet”, tha Murrizi.

Të fundit