Flash News

KRYESORE

Nuk zbatuan respektuan oraret kufizuese për të lëvizur, gjobiten 165 qytetarë

Nuk zbatuan respektuan oraret kufizuese për të lëvizur, gjobiten

165 shtetas janë ndëshkuar nga policia për shkak se nuk iu bindën urdhrit të qeverisë për të mos lëvizuar nga shtëpitë pas orës 10:00.

Policia e Shtetit, gjatë një deklarate për mediat apeloi qytetarët që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e vendosura si masë për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend.

Në zbatim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët.

Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim”, njofton policia.

Të fundit