Flash News

KRYESORE

‘Nuk zgjidhet shitja e prodhimeve me protesta tek rrethrrotullimi’, Rama ju tregon fermerëve të Libofshës ‘formulën’ e mësuesit të tij për sukses

‘Nuk zgjidhet shitja e prodhimeve me protesta tek rrethrrotullimi’,

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot fermerët në fshatin Libofshë të Fierit të cilëve ju ka treguar edhe ‘formulën’ për të fituar në bujqësi.

Ai ju ka thënë se vetë mësuesi i tij i ka treguar se për të fituar duhet të punohet: veç në prodhim, bashkë në shitje.

Rama i këshilloi që të mos ecin me idenë e protestave tek rrethrrotullimi se nuk shitet prodhimi.

“Veç në prodhim, bashkë në shitje. Mësuesi im Dhimo Kote që në kohë të shkuara më ka dhënë ndër të tjerë dhe formulën magjike.

Nuk mund të funksionojë trasta dhe me ngastra, dhe udha e autostradës apo tek rrethrrotullimi që nuk na shitet prodhimi. Ka gjithmonë e më shumë shembuj që e tregojë. Kush ndahet në shitje humbet. Kush bashkohet fiton”, tha Rama.

Një nga fermerët i ka kërkuar Ramës një tranformator energjie, kurse kryeministri i ka premtuar se do t’ja dërgojë brenda 15 korrikut.

Ndërkaq ai i ka kërkuar fermerit t'i dërgojë një mesazh nëse s'i shkon tranformatori, që të shkarkojë ndonjë që nuk ka kryer porosinë e tij.

"Mund të bëjmë një kërkesë të vogël, një ndihmë që mund te na jepni. 1 tranformator duam”, i tha femeri.

“Trasnformatorin e energjisë do ta sjell deri me 15 korrik. Po nuk e çova, do më dergosh mesazh, jo se nuk e kam sjellë unë po se nuk e ka zbatur ndonjë porosinë.

Kështuqë do ma çosh mesazhin që të heq ndonjë nga puna andej”, shtoi Rama.

Të fundit