Flash News

KRYESORE

Nuk zhvilluan dot takimin me Ministrinë e Brendshme, ‘Tifozët Kuq e Zi’ nuk do të marrin pjesë në ndeshjen ndaj Norvegjisë

Nuk zhvilluan dot takimin me Ministrinë e Brendshme, ‘Tifozët

Grupim më i madh i tifozëve të Kombëtares, "Tifozat Kuq e Zi" nuk do të jenë prezent në shkallët e stadiumit të Elbasanit në miqësoren ndaj Norvegjisë, pasi nuk kanë arritur të zhvillojnë një takim me Ministrinë e Brendshme.

Lajmi u bë i ditur nga një postim në ‘Facebook’ i faqes zyrtare të “TKZ”, ku thuhet se FSHF-ja është e gatshme për të ndihmuar dhe ndërmjetësuar në gjithë këtë proces.

Ndërkohë ata janë shprehur se shpresojnë në gjetjen e gjuhës së përbashkët me autoritetet policore në mënyrë që të sigurojnë pjesëmarrjen.

“Të dashur tifozë! Pas përpjekjeve të vazhdueshme për të realizuar një takim me ministrin e brendshëm, ky takim akoma nuk është realizuar. Vlen të përmendet gatishmëria e FSHF-së për të ndihmuar dhe ndërmjetësuar në gjithë këtë proces. Si rrjedhojë e këtyre rrethanave të pa ndryshuara TKZ vazhdon bojkotin edhe në ndeshjen e sotme për ndeshjet brenda, duke shpresuar në gjetjen sa më të shpejtë të një gjuhe të përbashkët me autoritetet policore. Sidoqoftë, i urojmë suksese Kombëtares sonë në miqësoren ndaj Norvegjisë”, shkruhet në postim.

E gjithë kjo situatë vjen si pasojë e trazirave në ndeshjen e vitit të kaluar, kundër Izraelit.

 

 

Të fundit