Flash News

KRYESORE

Numërimi i votave, Kaso: Ja mekanizmat se si KQZ zhduku transparencën me 30 qershor

Numërimi i votave, Kaso: Ja mekanizmat se si KQZ zhduku transparencën

Sekretari për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka dalë në një konferencë për mediat, ku deklaroi se të dhënat e sotme për pjesëmarrjen në zgjedhje nga KQZ-ka janë mashtrim.

Sipas Kasos, KQZ e ka rritur pjesëmarrjen me 8 për qind, duke mbushur kutitë me 280 mijë vota në të gjithë vendin.

“Pjesëmarrja reale ne votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit është 15 përqind”, tha Kaso.

Ai deklaroi se KQZ, në deklaratën e së dielës në orën 11 i dyfishoi shifrat me 12 për qind, ndërkohë që sipas tij, shifra reale ishte 6 për qind.

Kaso ka përmendur dy mekanizma, nëpërmjet të cilave sipas tij KQZ ka zhdukur transparencën për procesin zgjedhor të 30 qershorit.

“Më 30 Qershor të dhënat e pjesëmarrjes nuk u hodhën në sistemin onlin të të dhënave për të mos lënë gjurmë. Gjatë gjithë procesit të numërimit nuk u publikua asnjë tabelë me rezultatet”, deklaroi sekretari për zgjedhjet i PD-së.

Të fundit