Flash News

KRYESORE

Numri dy i partisë së Kancelares Merkel kërkoi largimin e Xhafajt, Rama dërgon Ministrin e Brendshëm për të lobuar për negociatat në Berlin

Pak kohë më parë, numri dy i partisë së Kancelares Merkel në CDU/CSU, Dr. Johann David Wadephul në një intervistë për ‘Opinion.al’ foli ndër të tjerash edh për rastin Xhafaj. Ai tha se Ministri i Brendshëm është në konflikt interesi dhe duhet të largohet nga detyra.

“Në dijeninë time sipas fakteve të paraqitura dhe ligjislacionit, Ministri i Brendshëm është në këtë rast në konflikt interesi. Për kredibilitetin e vet ndaj popullit shqiptar si dhe ndaj partnerëve të tij evropian, Ministri i Brendshëm, i cili është përgjegjës për krijimin e rendit dhe ligjit, duhet të jetë i interesuar për një sqarim të plotë të çështjes. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse ai mbetet në detyrë si person i përfshirë”, u shpreh ndër të tjerash Wadephul.

Por pavarësisht këtij qëndrimi, duket se Rama nuk tërhiqet. Fatmir Xhafaj ka njoftuar se ka zhvilluar një vizitë në Gjermani dhe se gjatë një takimi me Ministrin e Brendshëm Federal foli edhe për çështjen e negociatave.

“Bashkë me drejtues të lartë të PSH në vizitë zyrtare në Gjermani. Mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e plotë dhe të dpd që partnerët gjermanë i japin Policisë në luftën kundër krimit. Rikonfirmim i dyanshëm i angazhimit për thellim të bashkëpunimit, tani dhe në të ardhmen

Sapo përfundova një takim shumë miqësor dhe produktiv me Ministrin e Brendshëm Federal, z.Seehofer. Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Dritë jeshile për hapjen e negociatave. Seehofer në gjurmët e paraardhësit të tij F.J.Strauss. Mirënjohje pafund Gjermanisë mike!”, shkruajti Xhafaj në Twitter.

 

Të fundit