Flash News

KRYESORE

Numri i lartë i të prekurve dhe viktimave nga covid-19, Tomini: Kemi bërë parashikime, edhe për sa kohë do vijojë ky trend

Numri i lartë i të prekurve dhe viktimave nga covid-19, Tomini: Kemi

Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, njëherësh eksperte e Komitetit Teknik deklaron se situata e covid-19 në vend me numër të lartë të personave të infektuar, por edhe humbje jetësh do të vijojë edhe për tre javët e ardhshme.

Në një intervistë për ‘News 24’, Tomini tha se kjo përllogaritje ka dalë në bazë të projeksioneve të deritanishme, pasi një i prekur me covid19 infekton mesatarisht 2.3 të tjerë.

“Sipas projeksioneve tona, të paktën edhe në tre javët në vijim do kemi të njëjtin trend të rasteve me covid-19, duke përllogaritur nivelin e transmetueshmërisë, një i prekur infekton 2.3 persona të tjerë.

Do kemi të njëjtën tendencë, por jemi në parashikime”, thotë Tomini.

Të fundit