Flash News

KRYESORE

Nusja i vrau nënën, i biri dedikim prekës: Në zemër kam një boshllëk, do doja të kisha pranë

Rreth një vit më parë u raportua se shtetësja Lirije Lamim e moshës 47-vjeçare humbi jetën për shkak të një infarkti. Megjithatë, ngjarja mori një tjetër rrjedhe, kur policia zbuloi se viktima ishte vrarë nga nusja e djalit të saj, Marjana Cmeta.

Paraprkisht dyshohet se 21 vjeç se ka vrarë vjehrrën e saj duke i hedhur fostoksinë në ushqim për konflikte familjare, pasi ajo nuk e pranonte si nusen e djalit.

Një dhimbje të madhe ka lënë për këtë të fundit humbja e nënës, të cilën ia vrau nusja. Olti Lami, djali i të ndjerës, pas vdekjes së të ëmës ka postuar në rrjetet sociale statuse të dhimbshme ku shprehte mungesën që ndiente për të ëmën.

Në profilin e tij në Facebook, Lami shkruan: E Verteta: Rrugën e Ka Të Gjatë : Por Vjen!. Në një status tjetër, ai ka dedikuar një poezi nenës së tij:

NËNË TI SHKOVE N'TJETËR BOTË

E KËTU MË LE MUA

MË SMUN TË DËGJOI NGA TI

FJALËN BIR TË DUA

TË MORRI ZOTI TY MOJ NËNË

E MË LA MUA PA TY

MËRZITEM SHUMË MOJ NËNË

QË MË S'MUND TË SHOH ME SY

SHPESH MENDOJ PËR TY NËNË

E KUJTOJ DITËT QË KALUAM BASHK

PREJ QË VDIQE TI MOJ NËNË

NË ZMËR MU FORMUA NJË BOSHLLËK

KUR AFROHEM TE VARRI YT

SYT MU MBUSHEN PLOT ME LOT

NËNË TI MË LE MUA 

DHE SHKOVE NË TJETËR BOT

TË GJITHË MË SHIKOJNË MOJ NËNË

NDOSHTA JU DHIMBSEM UNË

OJ NËNË TË GJITH E KANË DITUR

SE TË KAM DASHUR SHUMË

KUR FLE NATËN NËNË

UNË VETËM PËR TY MENDOJ

DO TË DOJA TË KEM PRANË 

DHE FYTYRËN TËNDE TA LEDHATOJ

JAM PISHMAN MOJ NËNË

SE NUK TA DITA VLERËN

PREJ QË VDIQE TI MOJ NËNË

VDEKJA YTE NA MBYLLI DERËN

ASKUSH MOJ NËNË

MË TEK NE NUK VIE

QË PREJ ASAJ DITE

KUR U LARGOVE PREJ KËSAJ SHTËPI

Të fundit