Flash News

KRYESORE

Nxënës shkolle në mitingjet e PS, Paloka-Ramës: Vetëm një gjë nuk e mbledh dot me milionat që shpenzon

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka komentuar prezencën jo vetëm të administratës shtetërore në mitingjet e organizuara në rrethe nga PS, por edhe praninë e nxënësve të shkollave.

Në një status në rrjetet sociale, Paloka i shkruan Ramës se mund të mbledhë shumë njerëz me milionat e tij, përveç shprehjes në sytë e tyre, dëshpërimin.

Reagimi:  

O Edvin, si kryeminister satrap , ti mund te mbledhesh nen presione e kercenime per antimitingjet e tua, jo vetem administraten por dhe nxenesit e shkollave. Mund ti marresh edhe nga Saranda e Dibra e ti paraqesesh si votues te velines ne Tirane. Mund te rreshtosh autobuze e te shtrish karrige sa te duash. Mund te harxhosh qindramije euro per cdo antimiting qe organizon . Por...nje gje nuk e mbledh dot me autobuz per ta ulur ne karriget e tua; nje gje nuk e ndryshon dot as me milionat qe shpenzon , shprehjen ne syte e atyre qe ke perballe.

Edhe pse jane te detyruar te qeshin me zor me batutat e tua te bajatosura prej kohesh, pamja e tyre tregon vetem deshperim . Deshperim qe e reflekton me se miri dhe ti vete sado qe perpiqesh te mbash fytyren e qeshur te kllounit. Kushdo e di qe e qeshura ne fytyren e kllounit eshte vetem makiazh bojrash.

Deshperim yt behet edhe me i dukshem kur hedh syte ne krahun tjeter.

Pamja ne krahun tjeter te deshperon me shume . E nuk deshperohesh nga urrejtja qe ju ngjall shqiptareve , por me shume nga shpresa dhe besimi qe reflekton kundershtari, nga shpresa qe shfaqet ne syte dhe ne gjithe qenien e atyre shqiptareve qe i mblidhen dhe ndjekin me besim kundershtarin tend.

E c’eshte me “e keqja”, situata per ty vetem perkeqesohet; deshperimi yt rritet ne proporcion te

drejte me shpresen dhe besimin qe rritet ne krahun tjeter.

Fatalitet qe nuk e ndryshon dot, e te jesh i bindur qe ca me pak mund ta ndryshoje shtimi i numrit te vizave te bardha qe te duhet te terheqesh sa here qe shkon nga nje vend ne tjetrin. Kujdes nga overdoza se mund te kalosh nga fataliteti politik ne ate fizik...

Të fundit