Flash News

KRYESORE

"Nxënësi" Veliaj sërish qull në shi, por "mësuesi" Rama ja kalon për aktrim me “foton e ditës “

Erion Veliaj, për të tretën ditë me radhë gjatë situatës së reshjeve të shumta që kanë pushtuar vendin, është paraqitur sot në kombinat, me pamjen e një ojq-isti bamirës, duke dhurtuar kartonë me ndihma ushqimore.

Në kuadër të aktrimit të tij tre-ditor, Veliaj edhe kësaj here paraqitej si një gjynahqar, që nuk kishte as çadër, as mushama, e as kapele, por ishte edhe më i lagur se banorët e përmbytur apo të rrezikuar në periferi të Tiranës.

Por kryeministri Edi Rama, mësuesi i Velisë në aktrim, ja ka kaluar sot teksa në foton e ditës që ka publikuar, shihet në rolin e mjekut, teksa i qëndron pranë një vajze të vogël me këmbë të fashuar dhe i shtrëngon dorën asaj.

Me siguri kjo prekje shpëtmitare do t’ia zgjidhe hallet banorëve të përmbytur dhe jo zhvendosja e qindra miliona lekëve të fondeve nga buxheti i shtetit, që në vend të rilindjes së fasadave urbane, mund të kishin shkuar për infrastrukturë, kanalizime dhe thellim të shtratit të lumenjve e përforcimit të argjinaturave.

/Politiko.al

 

Të fundit