Flash News

KRYESORE

Nxënësit me maska në klasë, Rama flet si prind/ Reagim edhe për "çipat" në vaksinë: Fantazi e çmendur e ‘kompetentëve’

Nxënësit me maska në klasë, Rama flet si prind/ Reagim edhe

Ndërsa pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor, ku pavarësisht perjudhës së pandemisë nxënësit do të fillojnë mësim rregullish në bankat e shkollës, kryeministri Edi Rama, i shqetësuar, e ka cilësuar këtë nismë si sfidë më vete.

Rama duke folur si prind, fëmija i të cilit pritet të shkojë në klasën e parë, tregon sjelljen e tij me djalin për t’i shpjeguar situatën.

 “Kemi dhe hapjen e shkollave. Fëmijët janë transmetuesë, nuk janë të imunizuar. Kemi çunin që do të shkojë në klasën e parë, mos tako, mos përqafo, vendoset në një situatë që është komplet e panjohur. Tani duhet t’i themi komplet të kundërtat në shkollë. Ajo që vlen të thuhet është që nuk e kemi zgjedhur, na ka zgjedhur”, ka thënë Rama.

Ndërsa bën me dije se janë marrë masa për t’u mbrojtur edhe nga viruset e stinës, Rama sqaron se qeveria ka bërë një rezervim për vaksinën kur ajo të dalë. Ndërkohë, referuar thashethemeve për çipa në vaksinë, Rama i ka quajtur fantazi të çmendura të ‘kompetentëve’ në Facebook.

“E di shumë mirë se jemi në kontakt të vazhdueshëm me ministren, se çfarë është bërë kur vjen gripi i stinës. Kemi marrë masat për të rritur kapacitetet vaksinuese, që të lehtësojmë gripin e stinës. Edhe nuk që jam komplet jashtë kësaj fushe, një trup vulnerabël e merr më fort goditjen, me vulnerabilitetin që krijon gripi i stinës. Kemi vendosur një financim të konsiderueshëm.

Kemi bërë rezervim për vaksinën kur do të dalë. Pa llogaritur kompetentët e FB, që flasin për çhipa, që do ju përgjojnë ku do shkojnë, çfarë do bëjnë, që janë fantazi e çmendur”, tha Rama.

Të fundit