Flash News

KRYESORE

“Nxirre luanin Mariel”, çfarë ka ndodhur me ish-banorin e “Big Brother”

“Nxirre luanin Mariel”, çfarë ka ndodhur me ish-banorin

Kush e ka parë “Big Brother 4” e mban mend Marielin, i cili u lidh me Mirjetën.

 “Nxirre luanin Mariel”, ishte fjalia që i tha e ëma Marielit i cili ishte  njeri që emocionohej shpejtë dhe lotët i kishte pa kursim. Marieli ishte ërestler-i më i qetë që mund të kishim imagjinuar.

Përvoja e tij brenda shtëpisë shkoi me humor dhe pozitivitet, ndërsa menjëherë pas asaj eksperience Marieli iu rikthye jetës në ring dhe sportit që ushtronte që nga mosha 17-vjeçare, Ërestling.

Pas përfundimit të “Big Brother” ish-banori u largua nga vëmendja e të gjithëve, ndërsa dukej sikur u “zhduk në hiç”. Po ku është sot Marieli dhe çfarë ka ndodhur në jetën e tij?

 “Xing.al” shkruan se prej 4 vjetësh ish-banori i “Big Brother Albania 4” është tërhequr nga ringu, ku të gjithë e quanin “Luani”, por jo nga sporti i Ërestling (keçi). Ai është trajner i brezit të ri të sportistëve në Vicenza, ku jeton me familjen.

Sa i takon jetës private, pas historisë me Mirjetën, që mbaroi menjëherë pas “Big Brother”, 30-vjeçari u përpoq ta mbajë të fshehtë, por sipas informacioneve të “Xing.al”, pas një fejese gati dy-vjeçare, Marieli 1 vit më parë nisi të bashkëjetojë me partneren e tij shqiptare, bashkëjetesë e cila nuk dihet nëse vazhdon ende.

Të fundit