Flash News

KRYESORE

Nxirren të pajetë burrë e grua në Thumanë, shkon në 29 numri i viktimave nga tërmeti

Nxirren të pajetë burrë e grua në Thumanë, shkon

Shkon në 29 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje në mëngjes vendin tonë, kryesisht Durrësin dhe Thumanën.

Ndërsa kanë vijuar pandërprerë kërkimet nën rrënoja për personat e mbetur poshtë tyre, sot u gjendën të pajetë burrë e grua, Pëllumb dhe Çelike Greku.

Ata banonin në pallatin 6-katësh, një nga godinat e shembura nga tërmeti me magnitudë 6.4. Në herët, ekipet e shpëtimit nxorën në sipërfaqe edhe djalin e tyre Saimir Greku.

I riu u dërgua me shenja jete në spital, por humbi jetën sot në mëngjes për shkak të plagëve të mëdha.

I vetmi nga familja, që ka mbijetuar është djali tjetër i familjes, Kelmend Greku.

Të fundit