Flash News

KRYESORE

Nxirret trupi i qytetarit të mbytur nga liqeni, ende mister shkaqet e mbytjes

Nxirret trupi i qytetarit të mbytur nga liqeni, ende mister shkaqet e
Nga ujërat e Liqenit Artificial të kryeqytetit është njerrë sot  trupi i pajetë i një burri rreth të 50-tave. Ngjarja e rëndë u raportua nga vetë kalimtarët rreth orës 17:00, një kohë në të cilën liqeni është i populluar nga shumë persona që shkojnë për të shëtitur apo për të bërë vrap. Sipas dëshmitarëve, burri, rreth të pesëdhjetave, kishte hyrë për t’u larë në liqen, por nuk kishte dalë më prej aty. Me ndërhyrjen e policisë dhe polumbarëve, është bërë më në fund e mundur që të nxirret trupi i personit ende të paidentifikuar nga ujërat e liqenit artificial të kryeqytetit.

Mbetet ende një mister se kush ka qenë shkaku që ka sjellë mbytjen e burrit në moshë të mesme. Nuk dihet akoma nëse kemi të bëjmë me një rast të vetëflijimit apo me shkaqe natyrore.

Të fundit