Flash News

KRYESORE

Nxitësit e ndryshimit të kufijve Kosovë - Serbi, vizita e djalit të Sorosit në Ballkan shton dyshimet për përfshirjen e miliarderit amerikan

Nxitësit e ndryshimit të kufijve Kosovë - Serbi, vizita e djalit

“Kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës do të ndryshojnë”, kështu u shpreh Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pak ditë më parë në një status në mediat sociale teksa konsumonte një kafe me kreun e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Nexhat Dacin; një figurë mjaft e njohur dhe me impakt në politikën e Kosovës.

Deklarata e kreut të shtetit jo vetëm që ishte e papritur por u kundërshtua nga qarqe të ndryshme brenda politikës në Kosovë por edhe në Shqipëri dhe më gjërë, si: ish-kryeministri Sali Berisha, historiani Paskal Milo dhe analisti amerikan Daniel Serwer,  të cilët njëzëri e konsideruan si një ide e rrezikshme dhe që vjen në një moment të papërshtatshëm për status-quon e rajonit.

Arsyet se pse Thaçi shpalli qëndrimin e tij publik në këtë moment nuk janë të qarta por janë shtuar dyshimet se impakt mund të ketë pasur edhe miliarderi amerikan Xhorxh Soros.

Takimi i djalit të tij, Aleksandrit më 24 qershor në Nju Jork me kryeministren serbe, Ana Bërnabiç; vizita e papritur në Prishtinë më 25 korrik, ku nuk u bë i ditur asnjë detaj rreth agjendës së tij; takimi me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dy ditë më vonë në Beograd, ku diskutoi rreth marrëveshjeve të pritshme Kosovë – Serbi; vizita në Shqipëri më 29 korrik, ku bashkëbisedoi me kryeministrin Rama për progresin e Shqipërisë dhe bashkëpunimin rajonal të bëjnë të mendosh se ai mund të ketë pasur ndikim ose më së paku mund t'i ketë ofruar mbështetje Hashim Thaçit.

Mediat në Prishtinë nuk i kushtuan vëmendje vizitës së djalit të miliarderit armerikan, George Soros, ndërsa ata në Tirane pasqyruan takimin e tij me Ramën më shumë në kuadrin e një vizite verore, në mungesë të informacioneve të tjera.

Të fundit