Flash News

KRYESORE

“Nxiti prokurorët të përmbushin premtimin”, Ambasada amerikane zbardh takimin e Yuri Kim me kryeprokurorin Çela

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka takuar sot Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela.

Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada e SHBA bën të ditur se Kim e ka uruar Osljan Çelën për zgjedhjen në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, dhe po ashtu ka premtuar ndihmë teknike për të ndihmuar Shqipërinë në zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu ambasada amerikane njofton se Yuri Kim ka nxitur prokurorët që të përmbushin premtimin për të realizuar një gjyqësor të pavarur dhe me drejtësi për të gjithë.

“Gjatë takimit të tyre të parë sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim e uroi Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për zgjedhjen e tij së fundi në detyrën e re dhe premtoi ndihmë teknike të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Ambasadorja Kim nxiti prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Të fundit