Flash News

KRYESORE

Nxori gishtin e mesit në ceremoninë hapëse të Botërorit, Robbie Williams mund të arrestohet

Këngëtari i famshëm britanik Robbie Williams këndoi në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në Rusi. Një gjest nga ana e tij, e papritur, ka ‘shokuar’ fansat  të cilët kanë shkruar në rrjete sociale që ishte veprim i pahijëshëm pasi ata po e shikonin ceremoninë bashkë me fëmijët. Sipas ekspertëve, Williams rrezikohet të arrestohet nëse provohet që ishte e qëllimshme. Kodi administrativ i Rusisë i lejon prokurorëve që të çojnë shkelësit në gjykatë dhe të ndëshkohen për mungesë të mirësjelljes në publik dhe të dënohen me gjobë deri në 6,000 funta.

Të fundit