Flash News

KRYESORE

“Më nxorrën me dhunë nga Ministria” Plarent Ndreca kallëzon dy punonjës të MAS

“Më nxorrën me dhunë nga Ministria” Plarent Ndreca

Plarent Ndreca Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit ka kallëzuar penalisht në policinë e Tiranës (Komisariati nr.3) dy punonjës të Ministrisë, me argumentin se ai është dhunuar prej tyre.

Njoftimin e ka bërë publik policia, e cila sqaron se shtetasit me inicialet A.Zh dhe V.M kanë fyer dhe dhunuar shtetasin Plarent Ndreca, ditë që ai u pezullua me urdhër të Minisrres teknike të PD, nga posti i tij si sekretar i përgjithshëm.

Në kallëzimin e tij, Ndreca pretendon se është nxjerrë më forcë jashtë ambienteve të Ministrisë së Arsimit.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 16.06.2017, në ambientet e një Ministrie, shtetasit A. Zh dhe V. M, punonjës pranë kësaj Ministrie, kanë fyer dhe nuk kanë lejuar të kryej detyrën, Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, shtetasin Plarent Ndreca Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim

Të fundit