Flash News

KRYESORE

Nxorri foton e Lul Berishës, Genc Sejko kërcënohet nga drejtori i PS-së: Duhet lokalizu ky tipi!

Ledian Halilaj, ish-kandidat për Kryetar të FRESSH në 2016-n, sot drejtor në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit Kukës,  ka kërcënuar hapur Genc Sejkon, i njohur si “njeriu i memeve”.

Shkak është bërë një foto e Lul Berishës publikuar nga Sejko në Facebook.  Halilaj me nje fjalor të rëndë i ka kërkuar Sejkos ta heq urgjentisht foton e Lul Berishës, pasi sipas tij, ai nuk është në kërkim nga autoritetet, por ka thjesht mandat arresti ndaj tij.

“S’ka gojë as b*tha jote, as askush të përdorë fotot e tija. Po hajt se ia shef hajrin”, ka shkruar ndër të tjera Halilaj, duke shkruar më tej, “Duhet lokalizu ky tipi”.

Kush është Ledian Halilaj:

Ledian Halilaj ka kandiduar për kreun e FRESSH në 2016-tën, por u rendit i 12-ti me 12, 2799 vota.

Halilaj ishte “përfaqësues” i kuksianëve në “interpelancën virtuale” me kryeministrin Edi Rama me 5 Maj, sa i përket tarifës së Rrugës së Kombit.Ledian Halilaj- drejtor në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit Kukës, fliste në emër të kuksianëve.

Halilaj në Facebook ka publikuar një sërë fotosh nga takimet me qeveritarët e deputetët e PS-së (përfshirë Taulant Ballën), të cilin e konsideron njeriun e dytë më të rëndësishëm në PS si dhe më kryebashkiakun Erion Veliaj.

Lexo edhe: U kërcënua me padi, “njeriu i memeve” flet nga Londra: E nisa me Ramën. Nuk më tremb Bregu

 

Të fundit