Flash News

KRYESORE

I nxorri nga skema e ndihmës ekonomike, Rama u ofron qytetarëve 55 mijë lekë në muaj por me një kusht

I nxorri nga skema e ndihmës ekonomike, Rama u ofron qytetarëve 55

Qeveria nxorri nga skema e ndihmës ekonomike mijëra familje shqiptare, të  cilat e shihnin asistencën si burimin e vetëm të të ardhurave. Ditën e sotme, kryeministri prezantoi nismën e re të ndërmarrë nga qeveria për punësimin e qytetarëve.

Rama u shpreh se personat e dalë jashtë nga skema e ndihmës ekonomike duhet t’i drejtohen zyrave të punës.  Kryeministri dha një zgjidhje dhe për ata që nuk janë të aftë për punë.

“Dhe nëse nuk keni aftësit për punë drejtohuni në qendrat e trajnimit profesional duke marrë 55 mijë lekë (të vjetra) për trajnim”, u shpreh kryeministri duke u vënë në këtë mënyrë qytetarëve dhe kushtin për përfitimin e parave.

“Përsëritja e ciklit të lëmoshës të përjashton nga rrethi i mundësive që ka Shqipëria për të përparuar. Të çburrëron. Në vend që të dilni në televizor, drejtohuni në zyrat e punës siç janë drejtuar të tjerët përpara nesh dhe regjistrohuni për punë. Dhe nëse nuk keni aftësit për punë drejtohuni në qendrat e trajnimit profesional duke marrë 55 mijë lekë për trajnim. Pastaj kur të shkoni te zyrat e punës të jeni të papunë por që keni një aftësi”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Rama.

Të fundit