Flash News


KRYESORE

NY Times: Leksioni që u mor pas tërmetit në Shqipëri, Ballkani i papërgatitur

Gazeta prestigjioze “The New York Times” në një artikull të saj paralajmëroi se shtetet e Ballkanit nuk janë gati që të përballojnë pasojat e një tërmeti të madh. Ajo e bazon qëndrimin e saj në tërmetin e 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

“Ndërtimi shpesh komprometohet nga korrupsioni, një model i përsëritur në të gjithë Shqipërinë, një komb i vogël ballkanik. Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri vrau 51 njerëz, dërgoi qindra në spitale dhe la mijëra të pastrehë. Ndërsa tronditja bie, tragjedia ofron një paralajmërim të zymtë për një rajon që është shkatërruar nga tërmetet shumë më të fuqishme në të kaluarën dhe që ekspertët paralajmërojnë se është i papërgatitur për një tjetër të madh”, shkruan The New York Times.

Sipas gazetës së njohur, nga Bukureshti në Rumani deri në Sofje në Bullgari dhe në mbarë vendet e Ballkanit në Evropën juglindore, qeveritë e ndryshme nuk kanë arritur të adresojnë rreziqet që paraqesin ndërtesat e vjetra.

Sipas gazetës amerikane, në Rumani, ndërtesat më të vjetra shpesh paraqesin rrezikun më të madh, kurse në vendet e tjera, si Shqipëria, janë ndërtesat e reja që shqetësojnë më shumë.

Të fundit