Flash News

KRYESORE

‘O do e vrisni, o nuk dilni gjallë që këtu’/ Ish futbollisti rrëfen në Gjykatë : Më kërcënuan me jetë për të vrarë Lul Berishën

‘O do e vrisni, o nuk dilni gjallë që këtu’/ Ish

Për më shumë se dy orë Gjykata e Krimeve të Rënda ka dëgjuar dëshminë e Ahmet Ajetit, i dënuar në vitin 2005 pasi tentoi të vrasë Lul Berishën. Gjatë rigjykimit, Ajeti e mohoi akuzën dhe tha se kishte ardhur në Shqipëri për të punuar.

Ai tha për Gjykatën e Krimeve të Rënda se nuk dinte asnjë emër të personave që i kanë kërkuar të vriste Lul Berishën, ndërsa këtë të fundit, u shpreh se e kishte parë në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij.

Në një artikull të botuar nga gazeta ‘Panorama’,  thuhet se kosovari pohoi se së bashku me Osman Korpuzin kanë ardhur në Shqipëri për të punuar gjatë sezonit të verës. Ndërsa po kërkonin punë, dy persona u janë afruar dhe u kanë thënë se kishin punë për ta.

Më pas, Ajeti rrëfen se i kanë mbajtur të mbyllur në një apartament dhe u kërkuan që të kryenin vrasjen, ose nuk do të largoheshin asnjëherë që aty.

“Unë kam kryer vetëplagosje në mënyrë që të shpëtonim nga kjo situatë. Nuk do ta bëja vrasjen, erdha për të punuar në Shqipëri”, tha i pandehuri.

Gjatë dëshmisë së tij për këtë ngjarje, Ahmet Ajeti tregoi se ka qenë futbollist dhe në kohën e lirë punonte kamarier. Sipas tij, këtë punë ai kishte ardhur ta bënte edhe në Shqipëri 14 vjet më parë.

Të fundit