Flash News

KRYESORE

"O Erjon Veliaj, po pse je kaq i pashpirt mor burrë i dheut?", Julian Deda dënon ashpër sekuestrimin e shitësve të bananeve

"O Erjon Veliaj, po pse je kaq i pashpirt mor burrë i dheut?",

Aktori Julian Deda ka reaguar ashpër për sekuestrimin e atyre që shesin banane në rrugë nga ana e bashkisë.

Ai i bën thirrje Veliajt mos të tërhiqet nga shantazhimi i njerëzve të varfër dhe nëse ka "këllqe" të shkojë t`u bëjë shantazh atyre qe u duhet bërë shantazh.

"O Erjon Veliaj, po pse je kaq i pashpirt mor burrë i dheut? Po si i ke nxjerr çerrat e bashkisë për të sekuestruar njerëzit që shesin babane mor? Po ai për ato 10 bananae del gjithë ditën t`i shesë, të fitojë pak o`gjë sa për të majt shpirtin gjallë. Ti del i vë nën presion i sekuestron bananet, po a ke turp mor burrë? Ça të bëjë? Ai ka katër muaj në karantinë. Si do haj bukë ai? Po diku do fitojë, do haj bukë ai. Të vdesin për bukë. Nuk janë gjithë si ty mor që kë bërë milirda. Po kur shisje vetë fiq, të ngacmonte njeri?" - thotë ndër të tjera aktori.

Ndiqni videon e plotë:

Të fundit