Flash News

KRYESORE

“O jetën, o 50 mijë euro”, arrestohen tre vëllezërit gjobëvënës në Tiranë

“O jetën, o 50 mijë euro”, arrestohen tre

Arrestohen nga policia e Tiranës tre vëllezër nga Dibra.

Mësohet se ata kanë kërcënuar me jetë një person në këmbim të 50 mijë eurove.

“Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale ndaj jetës dhe pronës, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar disa javore duke përdorur edhe metoda speciale hetimi, finalizoi me sukses operacionin “BROTHERS“, si rezultat i të cilit u kapën dhe ndaluan shtetasit:

Xh. T., 23 vjeç,

E. T., 32 vjeç,

A. T., 32 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Tiranë

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t'i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve”, sqaron policia në njoftim.

Të fundit