Flash News

KRYESORE

“O Radio Moska, ndërkombëtarët nuk duan të dëgjojnë për hashashin”, përfaqësuesi i PAA komenton marrëdhënien e Ramës me ambasadorët

“O Radio Moska, ndërkombëtarët nuk duan të

Drejtori për Marrëdhëniet me Publikun në PAA, Gentian Gaba ka komentuar marrëdhënien e kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e huaj në vendin tonë. Gjatë një debati me analistin Kastriot Myftaraj në ‘360 gradë’, Gaba është shprehur se ndërkombëtarët nuk duan të dëgjojnë për hashashin, por për progresin, pasi kjo shkruhet në raportet që u paraqiten qytetarëve që paguajnë taksat në BE.

Sipas Gabës, qeveria e Ramës do të bjerë nën peshën e saj, por pasojat do i vuajnë shqiptarët.

“Ka një problem të vogël dhe problemi është në komunikim. Rama di si të komunikojë me ta (ndërkombëtarët). Ata nuk duan të dëgjojnë obobo hashashi këtu, ata duan të dëgjojnë progres. Duan raportin që t’ua çojnë qytetarëve të tyre, atyre që paguajnë taksat për në Bashkimit Evropian. Nuk janë naiv ata, janë më të zgjuar se ne. O ‘Radio Moska’ janë më të zgjuar se ne ata. Asnjë palë këtu nuk është e justifikueshme. Kur ishte në opozitë (PS-ja) thoshte që nuk lëm Fierin për Brukselin, shpiknin histori me Griselda dhe ja ku jemi. Është një lojë baltosjeje që bën opozita zakonisht me të drejtë. Problemi është këtu, Rama nuk e mbyll dot këtë mandat me pritshmëritë e veta. Do bjeri nën peshën e tij dhe fatkeqësisht problemet nuk janë të Ramës, por janë tonat, sepse ato PPP-të (Partneriteti Publik-Privat), janë më të rrezikshme se Arta Marku, PPP-ja e re (Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme)”, u shpreh Gaba në emision. 

Të fundit