Flash News

KRYESORE

“O sa mirë me qenë...italian”, Rama falënderon në italisht Dukën, presidenti i ‘FIGC’ i jep fanellën e arbëreshit por kryeministri nuk e kap simbolikën

“O sa mirë me qenë...italian”, Rama falënderon

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër, ku është organizuar nga FSHF një pritje për homologët italianë, në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Itali, që luhet sot në orën 20:45.

Për miqtë italianë ishte mundësuar përkthimi i gjuhës kur të flisnin kryeministri shqiptar dhe zyrtarët e federatës, megjithatë, ky i fundit ka preferuar të tregojë aftësitë dhe ka folur në gjuhën e huaj. Kaq shumë italisht u fol në teatrin që mban emrin e ‘poetit të mjerimit shqiptar’, saqë kryeministri Rama ‘harroi’ për një moment shqipen e tij dhe e falënderoi presidentin e FSHF-së, Armando Duka, në italisht pasi mori një fanellë me mbiemrin e tij.

Një tjetër dhuratë iu bë Ramës nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, i cili në dukje të parë nuk ishte këshilluar nga stafi për fiksimin e kryeministrit me Juventusin, duke i dhuruar atij fanellën e Italisë me emrin e Candreva-s. “Do kisha preferuar një fanellë të një lojtari që luan me Juventusin, jo me Lacion dhe Interin”, u shpreh Rama, i cili nuk e ka kapur simbolikën e presidentit italian.

Antonio Candreva, lojtar i Interit, ka origjinë Arbëreshe, fakt që nuk është fshehur asnjëherë nga futbollisti, ndaj edhe italianët kishin zgjedhur emrin e tij për fanellën që i dhuruan kryeministrit shqiptar.

“Rrethimi i fundit i Shkodrës”, Artan Hoxha: Tifozët do u zbathen edhe brekët nga ‘Sulltan Don Duka’ dhe bimbashi Çako

Strategjia e Ramës për të stepur gazetarët e huaj. “Krimi dhe droga janë racizëm” mos më pyesni

 

Të fundit