Flash News

KRYESORE

“O servila e çuat drejtësinë në kolaps, ua futet dhe ndërkombëtarëve”, reagon juristi i njohur: Mos e përdorni si hale

“O servila e çuat drejtësinë në kolaps, ua futet dhe

Juristi i njohur Sokol Hazizaj ka reagur sot me nota të ashpra në lidhje me reformën në drejtësi.

Sipas Hazizajt, ideja e delegimit të gjyqtarëve të shkallëve më të ulëta pranë Gjykatës së Lartë, është në kundërshtim të hapur me disa me Konventën e të Dretjtave të Njeriut dhe me Kushtuetutën e e vendit.

Juristi u ka drejtuar edhe një lutje pushtetarëve ku u kërkon të mos e përdorin drejtësinë si hale ku shkojnë vetëm për t’u shkarkuar.

Nga Sokol Hazizaj:

Lutem shume, po shume ama, te mos perdoret drejtesia si hale, kur sa here i ze barku nuk pyesin sa e paster eshte vendi ku shkarkohen. 

Ne kete kuptim ideja e delegimit te gjyqtareve te shkalleve me te uleta prane Gjykates Larte, vjen ne kundershtim flagrant me,

Nenin 6 te Konventes te Drejtave, ku parashihet krijimi i gjykates vetem dhe vetem me ligj;

2. Kushtetuta e R.Sh dhe Ligji 96/2016 nuk parashikon gjyqtar te perkohshem;

3. I njejti ligj i sipercituar pranon vetem emerimin dhe statusin e gjyqtarit per te gjykuar vetem sipas emerimit, duke ndaluar gjykimin ne shkall tjeter;

4. KLGj sot nuk po perballon dot delegimet prane gjykatave te se njejtes shkalle, jo me pastaj ne Gjykaten e Larte.

Konkluzion paraprak- Formula e gjetur, eshte e nxituar, perben deformim total te gjithe thelbit te reformes.

Ne menyre absolute, te gjitha ceshtjet qe do gjykohen ne Gjykaten e te Drejtave (Stazburg) do jene me rezultat negativ. O Servil (ekspertet vendas) e cuat drejtesin ne kolaps total. Le qe ja futet vetes, por dhe nderkombetareve”!

Të fundit