Flash News

KRYESORE

Obama tregon momentin kur çoi vajzën në universitet: Ishte e vështië, qava

Obama tregon momentin kur çoi vajzën në universitet: Ishte e

Vajza e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, Malia ka filluar studimet e larta në Universitetin e Harvard-it këtë vjeshtë. Si çdo baba, edhe Obama e ka përjetuar me emocion këtë moment të rëndësishëm në jetën e vajzës së tij.

Gjatë një fjalimi, në një event për Fondacionin e Joe Biden në Mbrojtje të Fëmijëve, në nder të djalit të Biden, Obama u shpreh se fëmijët rriten aq shpejt, dhe ata si prind nuk e kuptojnë.

“Për të gjithë ata që kanë vajza, ndodh që ato rriten aq shpejtë. E lashë Malia-n në universitet, dhe po i thosha Joe dhe Jill, se ishte njësoj si një operacion në zemër. Isha krenar se nuk qava përpara saj, por teksa kthehesha, shoferi im po pretendonte se nuk po më shikonte teksa unë qaja. Ishte e vështirë”,-tregoi Obama.

Por Obama u shpreh gjithashtu se të shikosh fëmijët e tu të bëhen të suksesshëm, është gjëja më e rëndësishme në botë.

Të fundit