Flash News

KRYESORE

Obeziteti dhe rezistenca ndaj antibiotikëve mund të nxisin pandemi vdekjeprurëse të gripit

Obeziteti dhe rezistenca ndaj antibiotikëve mund të nxisin pandemi

Një studim i ri ka lajmëruar se rritja e niveleve të obezitetit dhe rezistencës ndaj antibiotikëve mund të nxisë një pandemi të gripit në të ardhmen.

Hulumtuesit nga Instituti për Infeksione dhe Imunitet “Peter Doherty” në Australi, kanë analizuar faktorët që kishin ndikuar në pandeminë e vitit 1918, ku u infektuan 500 milionë persona ndërsa mbetën të vdekur 100 milionë.

Sipas këtij ekipi ndonëse bota tani është shumë më e përgatitur të ballafaqohet me ndonjë pandemi krahasuar me 100 vjet më parë, janë paraqitur sfida të reja.

Rritja e sëmundjeve kronike dhe infeksioneve bakteriale sekondare që nuk mund të trajtohen për shkak të rezistencës ndaj antibiotikëve, mund të nxisin një shpërthim vdekjeprurës të gripit.

Hulumtuesit gjithashtu kanë theksuar se në qoftë se një pandemi e tillë shpërthen sot, mund të vdesin rreth 147 milionë njerëz.

Të fundit