Flash News

KRYESORE

OBK: Përpjekjet për nxjerrjen e vaksinës anti-Covid rrezikojnë mungesë të vaksinave jetike për fëmijët

OBK: Përpjekjet për nxjerrjen e vaksinës anti-Covid

Për shkak të situatës së pandemisë, miliona fëmijë rrezikojnë të përballen me mungesë të vaksinave të domosdoshme për jetesë. Paralajmërimi vjen nga Kombet e Bashkuara.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka thënë se dhjetëra shtete mund të mos kenë qasje në vaksinat e domosdoshme për jetesë, raporton Radio Europa e Lirë.

Kjo agjenci u ka kërkuar qeverive dhe sektorit privat që të rrisin hapësirën për këto vaksina. Programet e imunizimit janë një prej aktiviteteve kyçe të UNICEF-it. Organizata vlerëson se vaksinat për sëmundje serioze sikurse fruthi, polio dhe tetanusi janë të domosdoshme për jetën e 3 milionë fëmijëve brenda vitit.

UNICEF nënvizon se ndërsa vazhdojnë hulumtimet për krijimin e një vaksine për covid 19, po dëmtohen realisht përpjekjet për të krijuar vaksina për të tjera sëmundje.

Të fundit