Flash News

KRYESORE

“Obligimi ynë i fundit politik”, Kryemadhi: Unë dhe Basha nuk kemi ndonjë shpresë tek Reforma Zgjedhore

“Obligimi ynë i fundit politik”, Kryemadhi: Unë dhe Basha

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se ulja në Këshillin Politik është obligimi i fundit ndaj partnerëve ndërkombëtarë dhe ndaj BE për t’i dhënë zgjidhje krizës politike në vend.

E ftuar në syri tv, Kryemadhi shprehet e bindur se si ajo, ashtu edhe kreu i PD, Lulzim Basha nuk kanë shumë shpresë se reforma zgjedhore do të ndryshojë atë çfarë shqiptarët shikojnë në jetën e përditshme.

“Dhe kam përshtypjen se jemi në unison të gjithë si opozitë. Vendosja e ngritjes së Këshillit Politik ishte një shans ose një mundësi e fundit, që i jepet mazhorancës për të treguar që është e gatshme për të reflektuar apo për të dhënë një shenjë po themi të jetës demokratike në Shqipëri. Edhe pse unë personalisht, por jam e bindur që edhe vetë z. Basha nuk është se kemi ndonjë shpresë shumë të madhe se reforma zgjedhore do të ndryshojë atë çfarë shqiptarët shikojnë në jetën e përditshme, por ulja në Këshillin Politik dhe përmbyllja e një nga kushteve e cila është reforma zgjedhore mendojmë që është obligimi ynë i fundit politik ndaj partnerëve ndërkombëtarë dhe ndaj BE për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.

Sot, unë nuk kisha absolutisht dyshimin më të vogël që do të ndodhte kjo çfarë ka ndodhur më shumë prej katër orësh është diskutuar për identifikimin biometrik nuk është diskutuar fare për qeverinë tranzitore, pra nuk ka ardhur akoma në atë pikë. Është diskutuar roli i policisë në sistemin zgjedhor dhe identifikimi biometrik që parimisht edhe me partnerët ndërkombëtarë edhe me OSBE/ODHIR edhe po themi në një farë mënyre në bisedat informale, është rënë dakord që identifikimi biometrik sot është shumë i domosdoshëm duke pasur parasysh që ne kemi një mungesë reagimi nga SPAK përsa i përket 339 dhe 184. Ato kanë kaq shumë gjëra që po ndodhin saqë këto dosjet  i ka zënë pluhuri”, tha Kryemadhi.

Të fundit