Flash News

KRYESORE

OBSH: Depresioni shfaqet edhe nga mungesa e disa elementëve ushqimorë

OBSH: Depresioni shfaqet edhe nga mungesa e disa elementëve ushqimorë

Depresioni është një nga sëmundjet më të shpeshta që sipas studimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mund të parandalohet apo lehtësohet nëse përdornim disa ushqime.

Nga kërkimet e ekspertëve ka rezultuar se presonat që nuk ushqehen me produket që kanë në përbërje grupin e vitaminave B, aminoacidet, zinkun, magnezin, hekurin dhe jodin rrezikojnë serizosht të preken nga depresioni. Por edhe ata që tashmë e kanë diagnozën këshillohen se përdorimi i këtyre elementëve ushqimorë ul nivelin e stresit dhe ankthit.

Ndaj është mirë që të përdorni frutat e thata se ato kanë pjesën më të madhe të elementëve, që ndalojnë apo lehtësojnë depresionin. Por mos ju ndani as peshkut dhe farave të ndryshme kryesisht atyre të kungullit.

Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit depresioni ka prekur 350 milionë persona,në botë apo më shumë se sa popullsia e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose e Brazilit dhe Meksikës së bashku.

Në Shqipëri të dhënat e mjekëve flasin për shtim të të prekurve dhe ulje të moshës të të diagnostikuarve me probeme të shëndetit mendor. Sipas tyre një mjek psikiatër në një ditë viziton të paktën 20 persona që vuajnë nga çrregullimet mendore, ku ankthi dhe depresioni.

Të fundit