Flash News

KRYESORE

OBSH jep alarmin: Mjekimet e gabuara, çdo minutë vdesin 5 njerëz

OBSH jep alarmin: Mjekimet e gabuara, çdo minutë vdesin 5

Çdo minutë vdesin 5 njerëz në botë për shkak të trajtimeve të gabuara. Ky është përfundimi që ka arritur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Kreu i organizatës, Tedros Adhanim Ghebreyesu tha nga Gjeneva se për herë të parë për këtë arsye, OBSH shpall "Ditën Botërore për Sigurinë e Pacientëve" më 17 shtator. Synimi, të tërhiqet vëmendja për këtë problem.

Në të gjithë botën 40% e pacientëve kanë pësuar lëndime në trajtimet ambulante, kurse në spitale kanë pasur probleme vetëm 10% e tyre. Në 150 vende me të ardhura të ulëta e të mesme 2,6 milionë njerëz madje kanë ndërruar jetë për shkak të trajtimeve jo të duhura mjekësore.

Numri i gabimeve është i madh, që nga diagnoza e gabuar deri tek ilaçet e papërshtatshme. Madje pacientët edhe kanë marrë rrezatimin jo të duhur apo janë infektuar gjatë trajtimit. Në statistikat e OKB-së dalin edhe prerjet e gjymtyrëve të gabuara apo operacione në anën e gabuar në kokë tek fëmijët.

"Ky është një problem global. Një arsye është edhe hierarkia e fortë në spitale, ku personeli vartës nuk guxon të hapë gojën, apo punonjësit kanë heshtur nga frika e pasojave.”, tha një nga krerët e OBSH, Neelam Dhingra-Kumar.

Sipas ekspertëve, me një siguri më të mirë për pacientët kursehen para, sepse pacientët e trajtuar gabim duhet të trajtohen më vonë shumë gjatë në klinika.

Të fundit