Flash News

KRYESORE

OBSH: Një sëmundje misterioze mund të rrezikojë jetën e njerëzve

OBSH: Një sëmundje misterioze mund të rrezikojë jetën e

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shtuar një sëmundje të re misterioze në listën e 9 sëmundjeve që mund të shkaktojnë epidemi në të gjithë botën.

“Sëmundja X” nuk është patogjeni më i ri vrasës i identifikuar. Është e ashtuquajtura “e panjohura e njohur” që mund të zhvillohet nga një mutacion biologjik, ashtu si epidemitë e mëparshme vdekjeprurëse si Gripi Spanjoll apo HIV-i. Sëmundja X tregon që një epidemi e rëndë mund të shkaktohet nga një patogjen aktualisht i panjohur”, ka thënë organizata.

Duke përfshirë këtë sëmundje mistërioze në listën e sëmundjeve që duhet të kihen prioritet, së bashku me 8 sëmundje të tjera, Organizata Botërore e Shëndetësisë synon që të vërtetojë se sëmundje infektive janë të paparashikueshme.

Ideja pas Sëmundjes X nuk është që të frikësohen njerëzit, por për të nxitur zyrtarët e shëndetit publik që të sigurohen të jenë të përgatitur për të gjitha llojet e sulmeve, jo vetëm ato të parashikueshme.

“Ndërkohë që bota zhvillohet, kontakti mes njerëzve dhe kafshëve vazhdon të bëhet më i shpeshtë. Prandaj mund të shfaqen sëmundje të reja, ndërkohë që udhëtimet dhe tregtimet e botës modern bëjnë që të përhapen më shpejtë”, thotë Marion Koopmans, pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Burimi: New York Post  

Të fundit