Flash News

KRYESORE

OBSH përgëzoi Shqipërinë, Rakacolli: Nuk ka asnjë studim për vaksinën në vendin tonë

OBSH përgëzoi Shqipërinë, Rakacolli: Nuk ka asnjë

Një ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë doli në një deklaratë zyrtare ku përgëzonte Shqipërinë, që sipas OBSH, ishte bërë pjesë e një studimi botëror për testimin e kurës anti-covid. Sot, zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli reagoi duke përgënjeshtruar, sipas saj, lajme që tregonin se në Shqipëri po testohej vaksina kundër Covid.

“Më vjen shumë keq, kur e kam parë të shpërndrarë në portale më ka ardhur keq, është e pavërtetë dhe këtë e them me përgjegjësi.  Shqipëria nuk është pjesë e asnjë studimit për vaksinën ndaj COVID19. Nëpërmjet televizionit tuaj dua të theksoj se jo vetëm që nuk ka një studim për vaksinën po as që është disktuar një gjë e tillë”, tha Rakacolli.

Ajo shtoi se në vendin tonë epidemia është e kontrolluar. “Eshtë rasti tipik i një epidemie të kontrolluar. Statistikat inrepretohen në baz të disa të dhënave në interval kohor. Epidemia është kontrolluar.  Piku nuk vlerësohet kurrë nga piku ditor. Analiza e kurbës, me ato intervalet, tregon se ajo ka qenë e qëndrueshme. Të shtruarit në spital janë ata që tregojnë sa e rëndë është siutata. Mosshtimi i tyre tregon se edpidemia ka rënie", tha Rakacolli në Syri Tv.

Të fundit