Flash News

KRYESORE

OBSH shpalli gjendjen e emergjencës, ish-ministrja shqiptare me maskë në aeroporte

Virusi vdekjeprurës që po infekton botën ka ngjallur frikë dhe panik, sidomos te ata persona që për shkak të profesioneve të tyre u duhet të udhëtojnë dhe të frekuentojnë vazhdimisht vendet masive si aeroportet.

Këto të fundit janë cilësuar edhe si “vatra” për përhapje të mundshme infeksionesh nga virusi, tashmë i konfirmuar zyrtarisht si i transmetueshëm nga njeriu te njeriu.

Për këtë arsye, udhëtarët kanë nisur të marrin masat e domosdoshme, siç është maska në fytyrë. Ish ministrja e Integrimit, aktualisht Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu është parë me maskë në aeroport, teksa udhëton drejt Berlinit.

“Drejt Berlinit me mas(k)a sigurie”, shkruan Bregu.

Të fundit